Princ Harry është duke planifikuar kthimin në familjen mbretëre pas vdekjes së Princ Philip. Mësohet se ai do të jetë i pranishëm në varrimin e gjyshit të tij, por Meghan Markle, e cila është shtatzënë do të qëndrojë në SHBA. Sipas Mirror Princi Harry tashmë ka folur me anëtarët e familjes, Princin Charles, Beatrice dhe Eugenie.
Meghan pritet të qëndrojë në shtëpinë e tyre në Kaliforni pasi është shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit. Nuk dihet nëse ajo ka shprehur dëshirën për të shkuar.