Një burrë i cili u ndalua nga policia për shkak se po ecte me makinë kundravajtje në Katalonjë, u zbulua se kishte një trup të pajetë në sediljen e pasagjerit. Po, siç e dëgjuat. E pabesueshme, por e vërtetë. 66-vjeçari në mënyrë të befasishme iu nënshtrua një kontrolli rutinor në një pikë që ndan Spanjën me Francën.
Hetuesit besojnë se viktima, 88-vjeçari kishte humbur jetën rreth tre javë më parë. Sipas mediave të huaja, trupi i pajetë që besohet të jetë partneri i shoferit, kishte filluar të dekompozohej, ndërsa ishte i mbuluar me batanije dhe i lidhur me rrip sigurie. Analizat do të përcaktojnë shkakun e vdekjes, megjithëse hetuesit besojnë se nuk ekzistojnë nuk ka prova për ndonjë krim.
Burimi: www.bbc.co.uk| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA