Bien pretendimet e qeverisë/ Grevistët e Rinasit nuk e bllokuan vaksinimin, ISHP kishte rezerva për 4 ditë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09.04.2021, 21:38

Dy ditë më parë kontrollorët e trafikut ajror në aeroportin e Rinasit pezulluan punën për shkak të pakënaqësive në lidhje me pagat dhe stresin që u ishte shkaktuar. Ky veprim u quajt menjëherë nga ana e qeverisë si "grusht shteti" dhe u cilësua si një plan i menduar me prapaskenë politke. Gjithashtu qeveria pretendoi se kjo ngjarje pengoi procesin e vaksinimit për shkak se u bllokuan totalisht fluturimet në Rinas. Por ky pretendim duket se bie poshtë, pasi në frigoriferët e ISHP-së rezultojnë rreth 47 mijë vaksina të cilat priteshin të administroheshin. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer mbi 242 mijë doza anti-Covid dhe deri para ardhjes së 100 mijë dozat e fundit të CoronaVac në vendin tonë kanë mbërritur në total mbi 289 mijë vaksina, raporton Ora News.

Nisur nga këto shifra rezulton se në frigoriferët e ISHP-së ka patur ende rezerva vaksinash, aq sa të mos ndërpritej procesi i vaksinimit. Nga përllogaritjet, nëse me dozat aktuale do të injektohen rreth 10 mijë në 24 orë, atëherë Shqipëria do të kishte mundësi të vaksinonte edhe për katër ditë të tjera. Duke nisur nga11 janari, në Shqipëri kanë ardhur 53540 doza nga Pfizer, 34.000 AstraZeneca, 10.000 Sputnik, 292.000 Sinovac. KËto të dhëna bazohen në protokollin që kanë ndjekur deri më tani autoritetet shëndetësore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit