Ditën e sotme ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth dhe lajmi u bë me dije nga vetë familja Mbretërore. Duka i Edinburgut humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it. Pak javë më parë Princi Filip doli nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni. Ndërkohë tronditja dhe dhimbja për ndarjen nga jeta të dukës së Edinburgut duket se i ka kapërcyer kufijtë e shtetit ishullor dhe ka mbërritur deri te minstrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka. Në një postim në Twitter, ministrja shprehet e keqardhur dhe tepër e trishtuar dhe ka shprehur ngushëllimet më të thella për Familjen Mbretërore, ndërsa shton se do të lutet për të. U prehsh në paqe Princ! Tashmë shpirti Juaj do të gjejë qetësi edhe falë lutjeve nga politikanët shqiptarë!
“Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Commonwealthit në këtë ditë të trishtuar”, shkruan ndër të tjera ministrja Xhaçka.