Hong Kong ka konfirmuar ditën e sotme se ka kërkuar që AstraZeneca të pezullojë dorëzimin e vaksinës së saj Covid-19. Kjo pas frikës nga efektet anësore të rënda dhe shqetësimeve mbi efikasitetin e saj kundër varianteve të reja të koronavirusit. Rregullatori i ilaçeve në Evropë tha këtë javë se vaksina AstraZeneca mund të shkaktojë mpiksje shumë të rrallë të gjakut në disa marrës, duke bërë që një numër i madh vendesh të pezullojë këtë vaksinë për një moshë të caktuar. Mediat kanë raportuar se, shefi i shëndetit të Hong Kongut, Sophia Chan tha se qyteti i ka kërkuar AstraZeneca të mos dorëzojë dozat ashtu siç ishte planifikuar më herët.