Pëllumb Pipero i është bashkuar fushatës së Partisë Socialiste. Rama e ka zgjedhur mjekun e njohur për të bërë propagandën e vaksinimit, përmes një spoti elektoral. Në spot Pipero flet vetëm për procesin e vaksinimit dhe lajmet që përhapen nga politikanët. Në fund të videos, Pipero shprehet që shqiptarët duhet të zgjedhin jetën në 25 Prill, e kjo sipas tij duke votuar Partinë Socialiste. Spoti elektoral është shpërndarë në facebook nga kryeministri Edi Rama.
Pipero nuk është mjeku i parë që i është bashkuar një partie. Kujtojmë se mjekja Najada Çomo, është një nga kandidatet për deputete në Tiranë. Futja e personazheve të mjohur dhe që kanë patur një ndikim tek qytetarët kohët e fundit është parë si një strategji nga Rama, për të fituar sa më shumë popullaritet.