Vrasja e Grineo Dakës në Londër/ Një nga të akuzuarit vdiq pa u dënuar, nën hetim dy shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.04.2021, 09:59

Një berber shqiptar u qëllua për vdekje një ditë pasi ai goditi një shqiptar me një shishe pas një konflikti për një grua. Grineo Daka, 27 vjeç, u vra me armë në Klubin Phoenix Snooker në Londrën lindore, më 7 korrik 2019. Vrasësi i tij i dyshuar Jeton Krasniqi, 27-vjeç thuhet se ka hyrë në klub dhe ka qëlluar Dakën pasi kishte marrë armën nga 29-vjeçari Liridon Saliuka. Gjatë seancës gjyqësore, prokurorja Lisa Wilding QC tha se një përleshje shpërtheu pak para orës 3 të mëngjesit dhe u qëllua Daka. Ajo i tha gjykatës se arma ishte ‘kontrabanduar’ brenda nga Saliuka i cili e fshehu atë brenda dy qeseve plastike të cilat më vonë u gjetën dhe kishin shenjat e gishtërinjve dhe mbetjet e armëve.

Dëshmitarët okularë në klub nuk mund të thonë kush ishte ai që qëlloi të shtënat, por prokuroria ka zbuluar se ky person ishte Saliuka i cili qëlloi të paktën katër herë. Kur e bëri këtë ai kishte veshur doreza, që do të thoshte se as ADN-ja e tij dhe as gjurmët e gishtave nuk u gjetën në armë. Një nga të shtënat me armë goditi Grineo Dakën në shpinë dhe depërtoi në gjoksin e tij. Duke përshkruar incidentin e mëparshëm, prokurori tha: 'Grineo Daka kishte qenë në klubin e snooker një natë para se të vritej kështu që mbrëmjen e 5 korrikut, ai ishte përfshirë në një grindje midis mikut të tij dhe një mashkulli tjetër mbi një vajzë dhe Daka e goditi atë me një shishe.

Krasniqi mohon vrasjen dhe plagosjen me qëllim për të shkaktuar dëmtime të rënda trupore. Zonja Wilding shpjegoi se Saliuka ishte akuzuar gjithashtu për vrasje por nuk po gjykohet sepse ai vdiq më 2 janar të vitit të kaluar. Një tjetër shqiptar në bankën e të akuzuarve është Edison Brahimi shërbeu për të larguar nga vendngjarja Krasniqin. Edison Brahimi, 30 vjeç kishte penguar hetimin e policisë, por ai e mohon këtë gjë kështu që gjyqi vazhdon.

Burimi:metro.uk Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Grineo Daka/ Jeton Krasniqi

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit