Gjoka Konstruksion “rrok” dhe 5.5 miliardë shtesë për Kardhiq-Delvinë nga Ergys Verdho

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.04.2021, 00:45

Ergys Verdho, drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, duket se nuk mund qëndrojë mbrapa kolegëve të tij që drejtojnë institucione shtetërore. Dhe këtu e kemi fjalën për tenderat. Kanë qenë të shumta rastet kur Ergys Verdho ka dhënë miliarda sa andej-këndej nëpër oligarkët e qeverisë. Aq shumë ka dhënë, sa me shumë mundësi as nuk i mban mend se sa para ka kaluar nëpër duar për t’ia “dhuruar” fituesëve të paracaktuar.

Dhe njëri prej tyre duket se është vetë Rrok Gjoka, pronari i kompanisë GJOKA KONSTRUKSION. Kjo kompani rezulton të ketë marrë para pa fund nga Rilindja kryesisht për ndërtime veprash infrastrukturore. Nëse hulumtojmë të dhënat publike të publikuara shikohet se vetëm në 7 vitet e fundit kjo kompani ka përfituar mbi 43 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Mirëpo duket se asgjë nuk ka mbaruar, pasi vetëm Ergys Verdho sapo i ka dhënë edhe rreth 4.5 milionë euro të tjera.

Bëhet fjalë për projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë, për të cilën Rrok Gjoka ka përfituar këtë shifër si shtesë punimesh. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-91904-03-30-2021 dhe me objekt “Ndërtim rruga Kardhiq Delvinë, Loti 4” (shtesë punimesh)”. Shikohet se vlera shtesë që Ergys Verdho ka vendosur t’i japë firmës GJOKA KONSTRUKSION është 465,122,013 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 4.5 milionë euro nëse llogarisim edhe vlerën e TVSH.

Por sa ka qenë kosto e këtij projekti? Bazuar në kontratën me numër 6706/6 dt. 24.09.2018 mes ARRSH dhe Kompanive GJOKA KONSTRUKSION + COBIAL, vlera e tenderit paraprak para shtesës ka qenë 2.831.547.730 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 28 milionë euro me TVSH. Afati i punimeve sipas kësaj kontrate ka qenë për një periudhë 2 vjeçare nga data 25.09.18 deri më datë 24.09.20.

Mirëpo jo vetëm që afatet nuk janë respektuar por janë kërkuar edhe 4.5 milionë euro të tjera shtesë duke e çuar në total këtë kosto në rreth 33 milionë euro. Duke patur parasysh që loti nr. 4 është i gjatë vetëm 6 km, i bie që kosto për kilometër deri më tani del rreth 5.5 milionë euro/km. Jo keq apo jo? Duket se Rrok Gjoka ka “rrokur” vërtetë një shumë të majme nga Ergys Verdho edhe kësaj rradhe. E ne s’na mbetet gjë tjetër veçse të themi “Jepi Gysi”!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit