Në masat e reja të ndërrmara nga Qeveria e Kosovës theksohet se përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave, mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”. Megjithatë në Kosovë edhe më parë janë ndaluar ahengjet, për shkak të rrezikut për shpërndarje të Koronavirusit.
Por me këtë rregull siç duket nuk u pajtua shefi i Operativës Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Nijazi Kolgeci. Ai kishte organizuar dasmën e djalit në një lokal në Gjilan, në kundërshtim me masat kundër koronavirusit.
Pas raportimeve për këtë organizim, ai është suspenduar.
Në dasmë familja Kolgeci kishte ftuar shumë mysafirë, dhe kjo nuk kaloi pa u vërejtur nga inspektorët e AUV-it që kishin dalë në terren, të cilët kanë njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
“Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor (nënkoloneli policor) është suspenduar”, ka konfirmuar Inspektorati Policor.