JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shkon në 30 numri i kontrollorëve të arrestuar, policia i shoqëron dhunshëm
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/04/2021 7:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka shkuar në 30 numri i kontrollorëve të arrestuar, të cilët që prej ditës së djeshme pezulluan punën për shkak të uljes së pagave dhe stresit të shkaktuar. Mësohet se policia ka shoqëruar dhunshëm kontrollorët të cilët ishin vendosur në një hotel.

Faxnews raporton se janë shoqëruar në polici edhe dy punonjës të hotelit. Kujtojmë se polica dhe ushtria shkuan pranë aeroportit të Rinasit që prej pasdites së djeshme. Duket se plani për arrestimin e kontrollorëve ishte i qartë që të bëhej gjatë natës. Prokuroria njoftoi dje se ka nisur hetimi për shpërdorim detyre.

Kërkesat e kontrollorëve janë:

Rikthim i kolegëve në punë;

Shfuqizim i vendimeve të bordit;

Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

Një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?