Ditën e sotme Aeroporti i Rinasit u mbyll totalisht për shkak se Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në protestë. Në grevë janë futur rreh 60 kontrollorë të Albkontroll dhe kjo për shkak të pushimit nga puna të 5 prej tyre në mënyrë të papritur si dhe për reduktimin e pagave me 70%. Ndërkohë pak minuta më parë, policia ka shoqëruar një nga kontrollorët e trafikut ajror. Burime për mediat bëjnë me dije se është shoqëruar në polici kontrollori Muhni Mezini. Ai u përfol se ishte personi i stresuar i cili kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën. Ai është thirru në polici në momentin kur ka përfunduar turnin.