“Qeveria mendon akoma si Enver Hoxha dhe kërkon të zgjidhë konfliktet duke tundur pranga”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.04.2021, 22:21

Nga Lisandër Hoxha

Per sa kohe shteti mund te mbrohet publikisht dhe kontrolloret jo, ky problem shihet vetem nga njera ane e medaljes. Belinda Balluku, ne rolin e Ministres, ben presion me burgun ndaj nje ekipi kontrolloresh, te cilet mbajne pergjegjesi per jete njerezish dhe miliona dollare mallra dhe avion qe qarkullojne mbi hapesiren tone ajrore. Problemi i kontrolloreve lidhet me nje te drejte kontraktuale mes shoqerise Albkontroll ne rolin e punedhenesit dhe atyre ne rolin e punonjesve. Per te punuar si kontrollor i trafikut ajeror kerkohen me dhjetra trajnime, çertifikime dhe nje pergjegjshmeri shume e larte. Kerkohet nje nivel perqendrimi maksimal dhe madje kerkohet qe gjendja psikologjike e tyre te monitorohet vazhdimisht, pasi rreziku i nje gabimi njerezor mund te sillte pasoja katastrofale me jete te humbura dhe dem kolosal ekonomik.

Sot, kryeargumenti i qeverise ishte mendesia staliniste e pagave shume te larta prej 4400 Dollaresh dhe bllokimi i fluturimeve, i shkaktuar si pasoje e mos paraqitjes se tyre ne detyre. Te dy keto qendrime jane te papranueshme! Se pari, paga e tyre eshte krejtesisht e merituar sepse pesha qe ata mbajne eshte shume e madhe. Paraqitja e shumes se pages se tyre si e fryre, ne krahasim me pagat e popullit, eshte nje mendesi staliniste, e cila rrjedh kryesisht nga hipokrizia e atyre qe u japin oligarkeve me qindra miliona dollare qoka, tendera korruptiv pa iu skuqur fare faqja. Te thuash se i pergjysmova pagen e 'madhe' nje kontrollori dhe sot merr gjysmen e asaj qe merrte, perse po ankohen ata eshte kriminale.

Kete page e kane perfituar jo duke e vjedhur ate, por si oferte e vete Albkontroll sha dhe askush nuk ka te drejte te preke pagen! Nese stalinizmi i mykur nga koha dhe faktet gelon akoma ne shpirtrat e trazuar te bijve te sistemit ky nuk eshte faji i kontrolloreve. Pagat jane nje kusht i pacenueshem, i cili garantohet ne kontraten kolektive mes punedhenesit dhe punemarresit, sipas legjislacionit shqiptar. Argumenti i dyte i qeverise se mos paraqitja e tyre ne pune eshte kriminale eshte nje presion vulgar alla sigurimi i shtetit, i cili nuk ngjit aspak ne nje vend normal. Me dhjetra raste te tjera kemi patur vonesa ne fluturime per shkak te grevave te organizuar nga stafet e aeroporteve te vendeve te Bashkimit Europian.

Personalisht jam vonuar disa here ne Rome per shkak te grevave te shpeshta qe beheshin nga stafi i Alitalia. Nuk eshte e mundur qe shteti te te pegjysmoje te ardhurat dhe nenpunesi te mos reagoje dot fare. Kjo nuk eshte demokratike dhe as ligjore! Nje komunist e ka per zakon t'i beje esap tjetrit ndersa nje i djathte e respekton lirine e tjetrit. Stafi i Albkontroll e jetojne jeten e tyre me standardin financiar me te cilin paguhen. Ata ndoshta marrin me shume se sa eshte niveli i pagave ne Shqiperi, por me siguri edhe shpenzojne me shume se pjesa tjeter e shoqerise per faktin e thjeshte sepse munden. Prekja e pages atyre u ka cenuar menyren e jeteses dhe me te drejte ndihen te stresuar nga kjo situate.

Per shume kend mund te duket non sens kjo qe po shkruaj, por si kunderargument po ju pergjigjem me jelekverdhet e Frances. Atyre iu rrit me nje cent akciza e naftes dhe vetem se e menduan se do u shtrenjtohej perditshmeria, u dogj gjysma e Parisit, qendrat historike dhe kulturore te permasave boterore. Ndaj nuk pajtohem me Qeverine, e cila ne vend qe te zgjidhe problemin, e agravon ate duke u viktimizuar edhe pse eshte vete fajtorja dhe iniciuesja e shkeljes se kontrates kolektive duke u cenuar pagen kontrolloreve. Mendesia prej bolsheviku nuk e zgjidh problemin, por e agravon ate. Ne jemi nje vend qe akoma mendojme si proletar dhe i hidhemi si hiena çdo njeriu, te cilin qeveria na e servir si borgjez ne pjatancen e medias. Ne fakt jeta dhe dinjiteti i çdo shqiptari duhet vleresuar ashtu siç eshte.

Kjo ndarje konceptesh e ben nje te djathte te duket ndryshe nga neandertali i kuq. Vendosa te shkruaj edhe si kunder rryme meqenese kontrolloret nuk kane nje ze qe t'i pergjigjen Rames dhe Ballukut. Personalisht nuk njoh asnjerin prej tyre, por ndihem i keqardhur qe ne 2021 Qeveria mendon akoma si Enver Hoxha dhe kerkon te zgjidhe konfliktet duke tundur pranga.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit