Ditën e sotme Aeroporti i Rinasit u mbyll totalisht. Në Rinas është krijuar në kaos i vërtetë, ku ka zbarkuar madje ushtria dhe FNSH-ja. Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët, ndërsa pak më parë i bëri dhe presion se kush nuk kryen detyrën do largohet nga puna.
Balluku tha se:
Nuk punoni nuk ka para, dëgjova sot avokatin tuaj dhe që ta dini dhe ju e dini e sot paratë i merrni se është marrë një kredi dhe ka marrë një kredi albkontrolli nga eurokotrolli dhe paguhet gjithmonë. Na lind e drejta të humbim besim prej jush dhe nga momenti që bëtë këtë veprim mund të bëni veprime të tjera më të rrezikshme për këtë arsye ndërtesa do të merret nën kontrollin e forcave të armatosura të ushtrisë.