Para dy ditësh teksa ishte rrugës për Korçë, kryeministri Rama ishte në një lidhje live në Facebook me Damian Gjiknurin, bisedë të cilën e ndau edhe me publikun. Dhe teksa bisedonte me ish-ministrin e MIE, Rama i ths se mendjen e kishte në Vlorë dhe i la një porosi të koduar. “Do na e bësh 'tërmet' në Vlorë, apo jo?”,-iu drejtua ai Gjiknurit. Ndërkohë, ditën e sotme Rama ka ngacmuar edhe kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi, teksa drekonin së bashku, gjatë një takimi me biznesmenë të bujqësisë në Tepelenë.
Pjesë nga biseda:
Rama: Ti je nga Picari tamam. Nga aty vjen tërmeti. Ke garë të fortë me Damianin?
Peçi: Unë kam lindur tërmet, ai do të bëjë tërmet.
Kujtojmë se shprehja “tërmet, tërmet!” u bë shprehja virale e Damian Gjiknurit, kur u publikuan përgjimet e BILD për shit-blerje vote nga ana e qeverisë në zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Dibrës.