Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me disa biznesmene të sektorit të bujqësisë. Por tani jemi mësuar me gafat e tij gjatë fushatës dhe një të tillë e bëri edhe sot kur pyeti biznesmenen Elona Ballbani për bashkëshortin nga Franca. Pa u informuar mirë dhe aspak i matur, ai pyeti për francezin por u 'habit' kur mori vesh se ai nuk jetonte më pasi kishte ndërruar jetë nga Covidi. Ishte Kumbaro ajo që i "tërhoqi veshin" Ramës duke i thënë se partneri i Elonës ka ndërruar jetë nga Covid. Rama mbetet i befasuar dhe i kërkon ndjesë, ndërsa vijon dhe e pyet se ku e mori virusin.
BISEDË:
Kumbaro: Kjo është Elona nga Bllabani.
Rama: Elona është kampione. Cfarë thotë ai francezi jot?
Kumbaro: Francezi nuk është më, ka ndërruar jetë nga Covid.
Rama: Ndjesë, ndjesë, nuk e dija. Po ishte këtu?
Gruaja: Në Francë
Rama: Në Francë e mori?
Gruaja: Jo e mori këtu, ndërroi jetë në Francë.
Rama: Ajaj, më vjen shumë keq. Nuk e kam marrë vesh. Tani po e dëgjoj për herë të parë.
Kumbaro: Elona e vazhdon projektin.
Rama: Domethenë do të vazhdosh të rezistosh?
Gruaja: Patjetër.
Rama: Respekte.