PUBLIKOHET DEBATI me kontrollorët/ “Shtriga e Aviacionit” mbylli një Rinas të tërë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.04.2021, 13:03

“Shtriga Kuq e Zi” e AAC e quante Rama, Belindën në kohën kur ajo ishte drejtoreshë e këtij institucioni, para se ta emëronte ministre të MIE. Të gjitha fluturimet u anuluan sot nga Aeroporti i Rinasit, për shkak se nuk u arrit një marrëveshje midis saj dhe me kontrollorëve të trafikut ajror "AlbControl".

Takimi i 60 punonjësve të "AlbControl" vjen pas pezullimit të përkohshëm të punës nga ana e tyre. Ata shprehen se kjo protestë ka ardhur pasi disa prej kolegëve të tyre janë pushuar nga puna në mënyrë të padrejtë. Kontrollorët kërkuan zgjidhjen e këtij problemi pasi ata janë shpallur të paaftë për punën pas përfundimit të turnit të punës. Sipas tyre ballafaqimi i Ballukut nuk jep zgjidhje, por vetëm kërkon t'i pushojë punonjësit me akuza të tilla.

BISEDA E PLOTË

Kontrollorët: Ne kërkojmë kthimin në punë të 3 kolegëve

Balluku: Kush është larguar?

Kontrollorët: Iliri dhe Lola…

Balluku: Kush është Lola?

Kontrollorët: Është shkarkuar nga puna për shkak se ka shpallur paaftësinë e përkohshme për punë

Balluku: Ilir Ciko është në negociatat e veta, nuk besoj se që ju ka kontaktuar juve, e ke kërkesën nga Ilir Ciko? Se ai është në kontakt me të tjerë, dhe me drejtorin e operacionales. A ke folur me personin, se nuk besoj që kërkon të përfaqësohet nga ju. Ai ka një marrëdhënie të vetën, lëreni të flasë për veten e vetë, vazhdojmë me dy kolegët që i keni me merak.

Kontrollorët: Sapo fola me Ilirin dhe pret të kthehet në punë, ka kontakt dhe me ju

Balluku: Unë nuk kam kontakt me njeri, nuk kam folur ndonjëherë me Ilir Cikon

Kontrollorët: Unë dje kam qenë në punë me 4 kolegë, dhe të gjithë kolegët kanë qenë të stresuar, në fund të turnit kanë shpallur paaftësinë e përkohshme, sipas shkresës që e keni firmosur vetë ju, dhe zotëria më ka thënë mua që të mos vij më në punë.

Balluku: Referojuni kodit të punës, ti nuk shkon dot në punë se thua që ke marrë borxhe te familjarët, për të jetuar. Nuk je hequr nga grafiku se t’u dha letra për ballafaqim. Prandaj Kodi i punës vendos ballafaqimin, dhe është lënë në datën 12, nuk të ka hequr njeri nga puna. Ju keni dhënë paaftësinë e punës në grup.

Kontrollori: Nëse shefat do të sillnin 3 apo 4 kontrollorë të tjerë, unë do isha përgjegjës për punët administrative. Nuk dinin që të më thonin një arsye se pse po më hiqnin nga puna, i kërkova që të më jepte referencë ligjore

Balluku: Mua nuk më rezulton asnjë person që të jetë larguar nga puna, ka vetëm pritje për ballafaqim

Kontrollorja: Këtu shkruan qartë se në ballafaqim do të njiheni mbi arsyen e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, dhe keni të drejtën që të tregoni argumentet tuaja.

Balluku: Nëse do të kishte shkarkim nga puna, pse do të jepje ti pretendime atëherë

Kontrollorja: Kështu është bërë gjithnjë, unë nuk kam ndërprerë punën asnjëherë, unë nuk kam cënuar sigurinë ajrore, gjithçka ka ndodhur pas përfundimit të turnit.

Kontrollori: U kuptua skema juaj, donit ti pushoni dhe ndaj e keni quajtur si ballafaqim

Balluku: Iliri të vazhdojë të flasë me Tan Isakun, asnjë prej jush nuk është larguar nga puna, mos e bëni ballafaqimin në datën 12, bëjeni sot, meqë jeni mbledhur

Kontrollorja: Pse të mos e bëjmë sot që jemi të gjithë këtu

Balluku: Nuk mund të bëhet ballafaqim me drejtorin e burimeve njerëzore me kaq persona, uluni sot dhe mbani procesverbal, dhe uluni dhe sqarohuni. Nuk mund të keni kontrata në grup, duhet të ballafaqoheni veç e veç, kontratat i keni individuale

Kontrollorja: Ne nuk kemi ardhur për negociatë, kontratat kolektive i keni firmosur vetë ju (pas këtij momenti punonjësit largohen, pa u diskutuar mbi kërkesat e tjera të tyre)

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit