Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në "Rrugën e Kombit". Mësohet se dy autovetura janë përplasur me një furgon në segmentin Milot – Rrubik. Shoferja dhe pasagjerja e njërës prej autoveturave janë plagosur dhe janë nisur me urgjencë në spitalin e Rrëshenit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Furgon dhe njëra autoveturë janë përplasur kokë me kokë, ndërsa është përplasur edhe një tjetër autoveturë. Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti të trefishtë, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekspertizën.