Të martën në mbrëmje Real Madrid do të duhet të përballet me Liverpool në ndeshjen e parë të çerekfinales së tyre të Ligës së Kampionëve pa Raphael Varane, i cili ka dalë pozitiv për COVID-19. Duke qenë se Sergio Ramos është tashmë i dëmtuar, kjo është një “dhimbje koke” e mëtejshme për Zinedine Zidane. Varane, do të jetë gjithashtu i padisponueshëm për Clasico të shtunën kundër Barcelona në Estadio Alfredo Di Stefano dhe ndeshjen e dytë kundër Liverpool në Anfield të Mërkurën, më 14 Prill.