Një politikan nga Kenia, derisa ka shkruar në Twitter për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit, ka bërë një huqje të madhe.
Mbuvi Gideon Kioko ka uruar Osmanin për postin e presidentes, por ka gabuar rëndë kur ka thënë se ajo vjen nga një martësë poligame [martesa e një burri me disa gra, apo edhe e një gruaja me disa burra njëkohësisht.
Nuk dihet se cilave informacione i është referuar ky politikan.
“Znj. Vjosa Osmani (38), gruaja e dytë në një martesë poligame të krijuar është zgjedhur si Presidentja e re e Kosovës. Urime Zonja Presidente”, ka shkruar Mbuvi Gideon Kioko.