U tërhoq zvarrë nga policia pas sherrit në familje/ Reagon pas tre ditësh ish-lojtari i Interit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.04.2021, 21:24

Ish-mesfushori i Interit, Fredy Guarin ka thyer heshtjen ditën e sotme përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale, tre ditë pas arrestimit të tij tê bujshëm. Reprezentuesi 34-vjeçar i Kolumbisë, aktualisht ka nënshkruar me ekipin e Millonarios u filmua i dehur dhe i mbuluar me gjak ndërsa u mor nga policia pasi familja e tij e akuzoi atë për dhunë ndaj tyre. Guarin, i cili luajti për Interin nga 2012 në 2016, tha se i falënderon të gjithë ata që e mbështesin atë në këtë moment të vështirë.

Unë dua të shpreh mirënjohje të përjetshme për familjen time, miqtë e mi, tifozët e mi, shokët e mi të ekipit dhe drejtuesit e klubit për solidaritetin dhe mbështetjen e pakushtëzuar në lidhje me situatën time aktuale personale dhe familjare. Lidhur me versionet që qarkullojnë në mediat sociale për atë që ka ndodhur, dua të sqaroj se ato që thuhen për anëtarët e familjes sime nuk janë të vërteta.
Unë kërkoj respekt për ta, veçanërisht për fëmijët e mi, të cilët nuk duhet të vuajnë pasojat e ekspozimit tim publik dhe as të veprimeve të mia. Sot, unë përballem me një nga ato ndeshjet e vështira, por jam i sigurt që me ndihmën e Zotit dhe atyre që më besojnë dhe më njohin, unë do ta fitoj atë. I vlerësova jashtëzakonisht shumë të gjitha mesazhet inkurajuese, të cilat më japin shpresën të përmirësohem dita ditës.

Burimi:footballitalia. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit