Vjosa Osmani Sadriu nuk ka arritur të zgjidhet presidente e vendit në raundin e parë.
Ka përfunduar procesi i votimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovë për zgjedhjen e presidentit të vendit në kuadër të raundit të parë të votimit.Pavarësisht se ishin 81 vota në kutinë e votimit, shumë prej tyre ishin të pavlefshme dhe kësisoj i pamundësuan Vjosa Osmanit që të zgjidhet presidente e vendit që nga ky raundPër Vjosa Osmanin votuan 69 deputetë, për kundërkandidatin Nasuf Bejta asnjë deputet dhe kësisoj asnjëri nga kandidatët nuk morën votat e nevojshme në votimin e parë.12 vota në këtë votim ishin të pavlefshme dhe kësisoj ka gjasë që ishin të gjitha nga deputetët e Lidhje Demokratike të Kosovës.Nga LDK patën deklaruar se do të bëjnë kuroumin për president, por që vota do të jetë e vendosur nga secili prej tyre individualisht
.