Adriana Matoshi me COVID-19? U pa dje në Kuvend me gjendje të rënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.04.2021, 15:22

Situata e rënduar me pandeminë në Kosovë ditët e fundit ka preNga burimet e lajmi.net në IKSHP, është mësuar se deputetja e VV-së, Adriana Matoshi është infektuar me COVID-19, por megjithatë ajo është parë në seancën e të shtunës në mbrëmje në Kuvend.

Edhe zyrtarë të Kuvendit, në kushte anonimiteti kanë thënë se “deputetja Matoshi vazhdimisht ka dal nga seanca dhe gjendja e saj shëndetësore dje nuk ka qenë më e mira”.

Me gjithë situatën e rënduar shëndetësore, ajo është detyruar të dal në Kuvend për shkak të votave për Vjosa Osmanin.

Po ashtu, në hyrje të Kuvendit, para fillimit të seancës, kanë dështuar edhe masat e kontrollit nga IKSHP për të matur temperaturën dhe siguruar kushtet e nevojshme pandemike për shkak të numrit të madh të deputetëve dhe hapësirës jo të mjaftueshme të Kuvendit.

Lajmi.net ka kontaktuar me Matoshin, e cila e ka mohuar kategorikisht se është infektuar me virus.

“Jo nuk është e vërtet, e kam bo testin, dy here, kom dal negativ. Vetëm jam e ftohur. Më 27 kam filluar një film dhe e kam bërë testin para se me ja nis sepse e kemi obligim, kam dalur negativ. Mirëpo gjatë xhirimeve jam ftohë e kom një koll. Më datë 2 mars e kam bërë testin prapë edhe kam dal negativ prapë. Dhe ditën e parë të seancës kam marrë infuzion edhe tashmë jam më mirë, më është larguar pak kolli. Ndoshta më kanë dëgjuar duke u kollitur. Por nuk është e vërtetë s’jam me COVID”, ka thënë ajo.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit