Më në fund! Spanja ‘dorëzohet’ dhe njeh Kosovën për ndeshjen e sotme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2021, 14:40

Mbrëmjen e sotme në orën 20:45, Spanja do të përballet me Kosovën në ndeshjet kualifikuese për eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Por Spanja është një ndër vendet që ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe këtë e vë në dukje gjithmonë. Por duket se për ndeshjen e sotme është 'dorëzuar' dhe ka pranuar ta njohë, pasi i është drejtuar me emër. Ky vendim nga ana e Federatës së Futbollit në Spanjë (RFEF) vjen pas këmbënguljeve të shumta nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, se edhe dardanët duhet të njihen dhe spanjollët të sillen me ta në të njëjtën mënyrë si me vendet e tjera.

Federata e Spanjës paralajmëroi në faqen e tyre në “Twitter” ndeshje ndaj Kosovës, duke iu referuar si shtet dhe natyrisht se në stadium do të jetë flamuri i Kosovës dhe do të intonohet himni. Por përsëri duket se edhe kjo njohje nuk është ashtu siç duhet, pasi emri i Kosovës është shkruar me gërma më të vogla në krahasim me atë të Spanjës. Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme gjatë konferecës për shtyp një gazetar i medias spanjolle AS, i drejtoi një pyetje Challand por duke mos i përmendur emrin. Ndërsa përkthyesi i trajnerit insistoi fort deri sa gazetari përmendi emrin e Kosovës dhe vetëm atëherë Challand u përgjigj.

Kjo nuk është hera e parë që kjo media nuk e njeh Kosovën, pasi edhe pak ditë më parë në listën e grupit B ku Kosova dhe Spanja janë bashkë, nuk ishte emri i Kosovës krahas vendeve të tjera.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit