Infektologët: Maqedonia po kalon në pikun e valës së tretë të pandemisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.03.2021, 18:24

Mjekët në Maqedoni po vlerësojnë se vendi aktualisht po kalon në pikun e valës së tretë të pandemisë. Shumica e tyre thonë se shifrat e rritura te rasteve të reja kanë arritur të normalizohen, por gjatë 2 javëve të ardhshme vdekshmëria do jetë e lartë.

Mikrobiologu Nikolla Panovski parashikon se gjatë kësaj periudhe do të ketë edhe rreth 300 viktima, që janë çereku i pacientëve të cilët aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore po kurohen nëpër spitale. Sipas tij, tani është vonë të shtohen masat restriktive, pasi që të njëjtat duhej të bëheshin para 2 jave.

"Duhej të shtrëngoheshin masat nëse themi se kjo javë dhe e ardhshmja janë piku, për të parandaluar valën, masat duhet të silleshin së paku dy javë më herët. Edhe të merren tani masa, nuk do kenë efekt se njerëzit vetëm se janë në inkubacion dhe janë të infektuar. Absolutisht, duhej të mbylleshin disa objekte jo aq të rëndësishme, për fat të keq kjo nuk ndodhi" – deklaroi Nikolla Panovski.

Ndërkaq, në koordinimin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive për situatën epidemiologjike, nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se masa restriktive nuk do të ketë meqë ende ka kapacitetet të lira spitalore dhe se imunizimi i popullsisë do të jep efekt.

Sipas analizave të epidemiologëve nuk ka nevojë për rekomandim të masave të reja restriktive, përkatësisht të njëjtat nuk do të jepnin rezultat duke pasur parasysh faktin që gjendemi në fund të aktivitetit, të virusit të frymëmarrjes, gjegjësisht në javën e 6 nga 8 javët e valës së tretë të pandemisë – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas raporteve ditore të Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 3,700 pacientë, prej tyre 213 vetëm në shtatë ditët e fundit. Numri i rasteve aktive është rritur në 18 mijë të infektuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit