Dustin Poirier ka konfirmuar datën për luftimin e radhës në UFC, e cila është planifikuar të jetë me Conor McGregor. Poirier njoftoi se më 10 korrik do të përballet me McGregor në luftimin e shumëpritur. Një garë e tretë kundër irlandezit – me serinë e barazuar në 1-1 – ishte planifikuar fillimisht për në maj, por është shtyrë prapa në mënyrë që të dy palët të mund të bien dakord mbi kushtet. McGregor u përball për herë të parë me Poirier në një garë në pesha të lehta në 2014 dhe e ndaloi atë brenda dy minutash. Kjo e bëri 'The Notorious' një favorit të fortë që në ndeshjen e tyre të revanshit në pesha të lehta në janar. Por gjërat ndryshuan pasi këtë herë ishte 'The Diamond' që shkëlqeu, duke thyer rezistencën e McGregor me goditje të fuqishme të këmbëve dhe duke nxjerrë super yllin e lodhshëm irlandez në raundin e dytë.
Dhe tani përballja e tretë do të vendosê fituesin përfundimtar dhe data 10 korrik ka të ngjarë të jetë një lajm i mirë për McGregor. 32-vjeçari tani duhet të punojë në strategjinë e tij dhe teknikën MMA në përballjen e tretë, mes akuzave se ai është bërë shumë i varur nga stili i tij i boksit, pasi nuk po tregon lëvizjet e tij më të mëparshme.
Burimi:sportbible Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA