Banorët e rajonit të Prespës dhe policia që nga e diela e kaluar janë në kërkim të 27-vjeçarit Islam Lumani.
Islami i cili është nga fshati Krani u zhduk më 21 mars dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me të.
Përveç familjes së Lumanit, kryetari Zhivko Gosharevski gjithashtu bëri thirrje për ndihmë, duke kërkuar që të gjithë ata që e panë dhe e njohën të paraqiten në polici.
“Lumani u largua nga shtëpia më 21 mars në orën 10 të mëngjesit i veshur me pantallona blu, pallto të zezë dhe këpucë të zeza“, kanë thënë familajrët e tij.