Qytetarë të Maqedonisë vërshojnë Beogradin për vaksinim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.03.2021, 14:16

Sot numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë shkuar në Beograd për ta marrë vaksinën “AstraZeneca” kundër Covid – 19, shkruan A1on.

Vetëm gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, në vendkalimin kufitar Tabanaoc kanë dalë 6106 shtetas të Maqedonisë së Veriut ndërsa kanë hyrë 6189, kanë informuar nga MPB.

Siç raportohet, shtetasit e vendit që sot janë vaksinuar në Beograd, rrëmujat dhe radhët e pritjes sot janë ulur dukshëm, pasi autoritetet serbe apeluan që të shkojnë për vaksinim vetëm ata persona të cilët paraprakisht kanë pasur termin të caktuar. Dje u është mundësuar të marrin vaksinë në Serbi të gjithë atyre që kanë shprehur interes, përfshirë edhe qytetarët nga Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, madje edhe Italia dhe Gjermani.Sot nuk u lejohet të marrin vaksinë personat që nuk kanë caktuar termin. Për vaksinim në Serbi mund të paraqiten shtetas të huaj, të cilët në aplikim do të vendosin numër të telefonit të Serbisë.

Personat që vaksinohen fillimisht u përgjigjen disa pyetjeve, përkatësisht a e kanë kaluar Covid – 19, a kanë alergji dhe a kanë ndonjë sëmundje kronike. Procesi zgjatë disa minuta, ndërsa në fund merret vërtetim për vaksinim, me datë të caktuar për marrjen e vaksinës së dytë. Në rastin me “AstraZeneca”, rivaksinimi është pas 3 muajve.

Vaksinimi në Serbi është falas, ndërsa qytetarëve u kërkohet pasaporta si dokument për identifikim personal.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit