Portugalia e ka lëshuar fitoren nga duart, pasi barazoi nga rezultati 0 me 2 në 2 me 2 ndaj Serbisë. Diogo Jota i dha avantazhin e dyfishtë Portugalisë, por që në pjesëm e dytë serbët barazuan me dy gola të shënuar. Megjithatë, gjyqtarët e ndeshjes nuk e kanë pranuar një gol të rregullt të Ronaldos në fund të ndeshjes. Topi kaloi vijën në minutën e 93, që i siguronte 3 pikë Portugalisë ndaj Serbisë. Cristiano Ronaldo u shfaq shumë i nervozuar nga ky veprim i gjyqtarëve, duke u larguar edhe para përfundimit të ndeshjes nga fusha.