Celibashi i KQZ i hyn tenderave “me kokë”, gostit me 3 miliardë Renis Tërshanën për monitorim me video

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.03.2021, 22:40

Ilirjan Celibashi duket se po kalon kohën e tij më të artë. Natyrisht jo për nga aspekti professional, por nga aspekti monetary. Themi kështu, pasi tenderat në vlera stratosferike vazhdojnë të mos i ndahen. Kështu në rastin më të fundit, Ilirjan Celibashi ka organizuar tenderin e rradhës.

Kjo procedurë prokurimi ka si objekt “Siteme video monitorimi në qendrat e votimit”. Shikohet se ky tender ka si fond limit vlerën prej 310,689,530 lekësh të reja pa TVSH. Ndërkaq vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani. Për habi të treja kanë ofruar thuajse vlera identike. Në praktikat ndërkombëtare, kur të gjithë garuesit ofrojnë vlera të ngjashme ka dyshime tepër të forta se tenderi është i manipuluar dhe se fituesi ka qenë i paracaktuar paraprakisht.

Në rastin konkret fituese është shpallur firma R & T në pronësi të shtetasit Renis Tërshana. Kjo kompani ka fituar me vlerën prej 309,805,780 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 3.7 miliardë lekë të vjetra me TVSH. E shprehur në euro, kjo vlerë i kalon 3 milion eurot. Nga ana tjetër shikohet gjithashtu se vlera fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit, parkatësisht sa 99.71% e tij. Të gjitha sa më sipër ngrejnë dyshime të forta se tenderi ka aspekte që duhen hetuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit