JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“FUSHA” i merr të gjitha, nuk i shpëton as luçidimi i dyshemesë së Pallatit të Kongreseve
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26/03/2021 22:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkëlqim Fusha duket se nuk ka lënë gjë pa marrë përsa i përket tenderave. Jo vetëm tendera për ndërtime, rregullime apo pastrime, por së fundmi edhe për luçidimin e dyshemesë së Pallatit të Kongreseve.

Tenderin në fjalë ia ka dhënë Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila varet direkt nga Kryeministria. Ky tender mban numrin e referencës REF-88478-02-26-2021 dhe ka si objekt “Riparimi, pastrimi dhe luçidimi i dyshemesë së hollit kryesor dhe katit të dytë të Pallatit të Kongreseve”.

Fondi limit i këtij tenderi është 6,561,667 lekë të reja pa TVSH. Shikohet se kanë marrë pjesë në të vetëm 2 firma apo bashkime firmash me vlera thuajse të njëjta. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Fusha” Shpk dhe “Pastrime Silvio” Shpk për vlerën 5,935,522 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 71 milionë lekë të vjetra. Siç ndodh rëndom në tenderat e tillë, vlera fituese është thuajse identike më vlerën e fondit limit.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?