E quajtën tradhtar të ekipit/ Ronaldo shënon 3 gola në pjesë të parë dhe bën gjestin ironizues

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.03.2021, 21:32

Cristiano Ronaldo shënoi 3 gola në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Cagliarit. Kujtojmë se superylli portugez ka marrë kritika të shumta pas eliminimit të Zonjës së Vjetër nga Liga e Kampionëve që në 1/8 nga Porto. Ai ka reaguar ndaj kritikëve me tre gola të shënuar në pjesën e pare, një me kokë, një nga penalltia dhe një gol super të bukur me këmbën e majtë. Por, ajo që ka nxitur reagime në rrjete sociale, ishte mënyra e festimit të CR7, i cili u drejtua nga kamerat dhe e drejtoi gishtin pranë veshit të tij.

Ndër të tjera, është raportuar se agjenti i 36-vjeçarit ka diskutuar me Florentino Perez për mundësinë e kthimit të Ronaldos te Real Madrid. Sipas mediave italiane, Juventusi është i gatshëm ta lejojë largimin e tij për 29 milionë, megjithatë drejtori Fabio Paratici ka thënë se Cristiano “përfaqëson të ardhmen e Juventusit”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit