Media greke: Tonelata me kanabis në kufirin me Shqipërinë, i pamundur kontrollimi i tyre

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.03.2021, 23:30

Mediat greke kanë risjellë edhe njëherë reportazhin e BBC të pak muajve më parë, i cili bënte fjalë për trafikimin e kanabisit nga Shqipëria në Greqi. Sipas "Protothema", është e pamundur të kontrollohet trafikimi i 'mallit' në kufirin greko-shqiptar, pavarësisht përpjekjeve të rojeve kufitare greke dhe forcave Frontex. Problemi kryesor ka të bëjë me importin e sasive të mëdha të 'mallit' nga Shqipëria, që ka si destinacion Greqinë dhe më pas mund të transportohet edhe në vende të tjera të Europës.

Në fillim të dhjetorit 2020, një ekip i BBC me gazetarin Costas Koukoumakas zbuloi rrugët që shërbenin për të transportuar 'mall' nga Shqipëria në Greqi. "Kufiri malor me Shqipërinë është rruga më e madhe tokësore për tregtinë e kanabisit në Evropë. Fshati kufitar grek Haravgi i Janinës është afër kësaj rruge por nuk ka tela me gjemba ose pengesa të tjera për shënjimin e kufirit "- shkruan media greke. Lambros Tsoumanis, një oficer i Departamentit të Policisë së Janinës, i cili ka shërbyer gjithashtu në Prokurorinë e Drogës, tha se shqiptarët shpesh mbajnë 40-50 kg qese me hashash në këmbë ose me mushka.

Ata e fshehin drogën në vende të caktuara dhe më pas njoftojnë bashkëpunëtorët e tyre në Greqi për t'i marrë ato. Ky fakt u konfirmua nga një prodhues i madh hashashi nga Avlona, ​​me të cilin foli BBC.

Një oficer grek, i cili patrullon zonën pothuajse çdo ditë, tha:

Kanabisi trafikohet në këmbë nga shqiptarët që jetojnë në fshatrat në anën tjetër të kufirit. Ata janë njerëz të fortë, dhe e njohin të gjithë zonën në pëllëmbë të dorës. Ata zakonisht janë të armatosur me kallashnikov.

Burimi: Protothema |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit