Luljeta Bozo: Leku për mua është i fundit, jeta parlamentare është e vështirë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.03.2021, 21:00

Inxhinjerja e njohur Luljeta Bozo, ishte një emër që befasoi jo pak, pasi kryeministri Edi Rama tha se ajo do të ishte kandidate për deputete e Partisë Socialiste. E ftuar në emisionin “Dola te Ola”, ajo pranoi se ftesa i kishte ardhur e papritur dhe se në fillim kishte patur një hezitim, ndërsa shtoi se ishte dhe dëshira e njerëzve që ajo t’i përfaqësojë. Ndër të tjera, ajo theksoi se pret që “jeta parlamentare” të jetë e vështirë, por shtoi se kjo nuk e tremb.

Ajo është shprehur se:

Thashë po. Në fakt erdhi një çik si i papritur. S’më kishte shkuar në mendje të isha kandidate në Kuvend. Kisha një si detyrim qytetar pas tërmetit, kam pasur një detyrim dhe falënderim nga shumë njerëz që më uronin jo vetëm falënderimin për qetësinë gjatë tërmetit, uronin të kenë njerëz si ju që të na drejtojnë. Është dëshirë e gjerë e njerëzve që s’i njoh, dhe vlerësimi shumë i madh. E pranova me njëfarë hezitimi, s’jam mësuar me këto gjëra.
Mendoj se jeta do vazhdojë me të njëjtin ritëm. Do jenë disa detyra të reja, unë punoj gjithë jetën. S’kam bërë ndonjëherë jetë parlamentare, s’më tremb. Do jetë angazhimi dhe përgjegjësia më e madhe. Në parlament s’do flasësh kodra pas bregut. Por për një grup të gjerë, probleme të njerëzve. Të shikoj cilat janë drejtimet në të cilat do zhvillohet vendi se ajo është detyra e qeverisë. Themi për zhvillim brenda mandatit dhe njëçik më larg.Të hartohen ato ligjet që njerëzit të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Leku për mua është i fundit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit