Është paraqitur në gjykatë Erdis Rapi, 25-vjeçari që qëlloi për vdekje me shkop babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç. I shoqëruar nga policia ai është futur në ambientet e Gjykatës. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të premtes në Fier, pas një sherri të çastit mes tyre. Banorët e fshatit dhe të afërmit u shprehën se i riu ishte i sëmurë.