Një 37-vjeçar, identifikuar si Endrit Lila, është arrestuar sot, pasi dyshohet se është përgjegjës për aksidentin e djeshëm me tre viktima në Rrogozhinë. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar i 37-vjeçarit, ndërkohë që ai do të përballet me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e 2 ose më shumë personave.
Njoftimi i policisë:
Kujtojmë se si pasojë e aksidentit të djeshëm mbetën të vdekur punonjësi i policisë së burgjeve, Tonin Mëhilli, 54-vjeç, Merushe koni 60-vjeç, bashkëshorti i saj B. Koni. Gjithashtu, mbeti e plagosur rëndë një shtetase e mitur e moshës 10-vjeç.