Denoncimi i fortë i mjekut: Testet Covid në Shqipëri, mall kinez!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.03.2021, 02:02

Mjeku Erion Dasho ka denoncuar një tjetër skandal në lidhje me testet e shpejta të Covid-19. Sipas mjekut, testet e shpejta të Covidit që po përdoren këtë muaj janë të prodhuara në Kinë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, mjeku vëren se është pikërisht kjo arsyeja përse personat e infektuar që kryejnë këtë test rezultojnë negativë dhe përse numri i personave të infektuar ka rënë ditët e fundit.

Postimi i plotë:

HABERET E BORATIT: BORATI BLE TESTE KINEZE
Pas një muaji mungesë më në fund testet e shpejta të COVID-it erdhën. Vetëm se ka një problem “të vogël”. Në vend të testeve Roche dhe Abbott që përdoreshin deri në shkurt, testet e marsit janë markë “Made in China”. Dallimi është i dukshëm dhe me efekt të menjëhershëm! Nëse me testet cilësore që ishin në përdorim deri muajin që kaloi shkalla e pozitivitetit ishte rreth 60-70% (pasi testohen pacientë të dyshuar për COVID) me testet kineze pozitiviteti nuk e kalon 10-15%. Pacientë qartazi të prekur nga COVID, me këto teste figurojnë “të shëndetshëm”! Kjo mund të jetë edhe arsyeja kryesore se përse numri i personave që testojnë pozitivë ditët e fundit ka rënë. Për momentin “ulet” numri i rasteve, pas dy javësh “ulet” edhe numri i vdekjeve dhe megafonët e prishur dhe puthadorët e Boratit mund të dalin në media për të konfirmuar “fitoren” mbi virusin. Poshtë shënim: qytetarët të mos merakosen për fitimet e firmës që i kanë sjellë këto teste. Ndonëse çmimi i tregut i testeve kineze është 50 cent deri 1 dollar, këto teste u faturohen qendrave shëndetësore me 1 mijë lekë të rinj për test. Norma e fitimit rreth 1 mijë deri 2 mijë për qind!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit