Virologia: Mutacioni i Covid po qarkullon në Shqipëri, por nuk e dimë fiks se cili është

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.03.2021, 01:15

Situata e shkaktuar nga Covid vijon të jetë e rënduar në vendin tonë, ndonëse ditët e fundit është parë një rënie e lehtë e numrit të të infektuarve. Infektime në masë ka patur edhe tek moshat e reja, të cilat në disa raste kanë rezultuar edhe fatale për jetën. Sipas ekspertëve, shkak për rritjen e shpejtë të infektimeve mund të jetë pikërisht mutacioni që Covid ka pësuar. Në lidhje me këtë ka folur edhe virologia e ISHP Iris Hasibra, e cila tha se variantet e reja të Covid janë në qarkullim, por nuk dihet fiks se cili prej tyre është.

Ajo u shpreh:

Ne kemi sinjale shumë të arsyeshme dhe performancë laboratorike që kuptojmë se variantet e reja janë në qarkullim. Nuk mund ta mohoj se kemi në qarkullim variantet e reja që kanë një përhapje më të madhe në të gjithë botën. Duhet të kuptojmë nëse kemi në qarkullim variantin britanik, apo ndonjë variant tjetër të Covid që po qarkullon në Evropë apo në botë. Tashmë presim një analizë të hollësishme gjenetike për të parë dhe efekshmërinë e vaksinës.

Pak javë më parë ISHP dërgoi në Londër 40 mostra të pacientëve me Covid, ndërkohë që pritet të mbërrijë rezultati i tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit