Ferizajasit ia vjedhin “Mercedesin” dhe ia djegin në rrugë, flet pronari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.03.2021, 18:47

Skender Sylës mbrëmë me të arritur në shtëpi i është vjedhur vetura e tipit “Mercedes” në Ferizaj.

Syla për IndeksOnline ka thënë se në mbrëmjën e së premtës i është vjedhur vetura para shtëpisë, të cilën pastaj e kanë gjetur të djegur në fshatin Sojevë.

Pronari i veturës ka thënë se familja e tyre nuk është në konflikt me askënd dhe nuk e di kush ka mundur ta bëj atë.

“Mbrëmë në ora 23:40 kam ardh në shtëpi dhe e kam lënë veturë, në mëngjes kur jam zgjuar nuk e kam gjet aty dhe e kam lajmëruar rastin në polici. Më vonë më kanë lajmëruar se vetura është gjetur e djegur në një fshat.

Ne nuk kemi probleme me askënd, jemi një familje e respektuar dhe i respektojmë të gjithë andaj nuk kemi pasur konflikte me askënd, nuk kam ndonjë të dyshuar”, tha ai për IndeksOnline.

E, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi, për IndeksOnline tha se është raportuar për një veturë të djegur në fshatin Sojevë, e më vonë është lajmëruar vetura e njëjtë që është e vjedhur.

Gashi tha se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet policor për të zbardhur këtë rast.

“Fillimisht është raportuar se është djegur një veturë në rrethana të panjohura, njësia e zjarrëfikësve dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk ka pasur persona të lënduar kurse më vonë rasti është lajmëruar nga pronari për veturën e vjedhur. Vetura është gjetur në një rrugë të fshatit Sojevë. Policia po i kryen veprimet policore lidhur me zbardhjen e rastit”, tha ai./IndeksOnline/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit