Osmani për ekspozitën me 59 fotografi: Dëshmi autentike e rrugëtimit tonë për liri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.03.2021, 18:38

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në hapjen e ekspozitës me 59 fotografi në kuadër të Ditëve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Secila foto është rrëfim në vete. Secila e ka një mesazh, shumica prej tyre të papublikuara më parë”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se rruga deri në liri dhe pavarësi nuk ka qenë as e lehtë dhe as e shkurtër, duke përmendur sakrificën e familjes Jashari, dëshmorëve, viktimave civile, dëbimin e shqiptarëve gjatë luftës dhe të pagjeturit për të cilët tha se Kosova nuk duhet të ndalet deri sa ta zbardhë fatin e gjithsecilit.

“59 fotot e sotme janë tablo reale të një periudhe të jetuar dhe dëshmi autentike e rrugëtimit tonë për liri. Ato janë historia jonë më e re të cilën assesi nuk duhet ta harrojmë por gjithnjë duke shikuar kah e ardhmja me shpresën dhe besimin se e nesërmja gjithnjë do të jetë më e mirë se e djeshmja”.

“Gjera ne lëvizim para nuk mund të mos e kthejmë shikimin pas kah ata që bënë sakrificën më sublime që ne mos ta ndalim hapin tonë më të sigurt drejt të ardhmes sonë më të mirë”.

“Gjersa ne lëvizim para, nuk mund të mos e kthejmë shikimin prapa”.

Për më tepër, Osmani shtoi që ata duhet ta ngritin zërin për drejtësi gjë të cilën e konsideron parakusht për paqe të qëndrueshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit