Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, keqtrajtimi dhe gjuetia e paligjshme e gjallesave është një fenomen tepër i shëmtuar, që po vret çdo ditë e më shumë gjallesa ujore e tokësore në vendin tonë. Kujtojmë që ditën e djeshme një mjelmë është plagosur, dhe dyshimet janë se është qëlluar me çifte. Kanë qenë vetë qytetarët ata që kanë konstatuar mjelmën e plagosur dhe kanë njoftuar specialistët e zonave të mbrojtura në Pogradec.
Ndërkohë edhe në Durrës është konstatuar një dhelpër e vrarë, Mesazh-dërguesi që ka sjellë foton pranë redaksisë së JOQ Albania, ka shkruar se ngjarja e rëndë është regjistruar në Jube të qytetit bregdetar. Sipas qytetarit, për një moment është dëgjuar të shtëna armësh, teksa ka pikasur dhelprën e vrarë, ndërsa rënkonte. Siç shihet nga fotoja, gjallesa është masakruar si mos më keq.
Gjithashtu në Gjirin e Lalzit është gjetur një tjetër delfinë i ngordhur, teksa në foton dhe videon e mbërritur pranë redaksisë sonë shihet që gjallesa është masakruar dhe i është hequr koka. Sipas mesazh-dërguesit koka është marrë dhe do të përdoret për supë.
Qytetari: