Ditën e djeshme në ujërat e zonës së njohur si “Shkëmbi i Kavajës” u gjet i ngordhur një delfin. Trupi i pajetë u nxor në breg nga dallgët dhe fillimisht u pikas nga peshkatarët. Dyshohet se delfini mund të jetë lënduar nga ndonjë përplasje me anijet e peshkimit apo lundrimit. Ndërkohë një tjetër delfin është filmuar duke notuar në këto ujëra. Më poshtë jepet video e dërguar në redaksinë JOQ Albania.