Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në ekipin kombëtar suedez në kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës, sipas faqes Fotbolldirekt që i referohet disa burimeve të brendshme brenda federatës suedeze. Mediat kanë njoftuar se skuadra do të shpallet më 18 mars dhe thuhet se Ibrahimoviç është thirrur për tre ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare në fund të Marsit: eliminatoret e Kupës së Botës kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës dhe një ndeshje ndërkombëtare stërvitore kundër Estonisë. Nëse kjo gjë do të realizohet atëherë do të ishte hera e parë që ai luan me suedezët që nga viti 2016. Që atëherë, thashethemet për një rikthim kanë zëvendësuar njëri-tjetrin, por u ndezën pasi Janne Andersson udhëtoi për në Milano vjeshtën e kaluar për të biseduar me 39-vjeçarin.
Golashënuesi më i mirë u të gjitha kohërave i kombëtares suedeze, për momentin është i dëmtuar te kuqezinjtë e Milanit. Por pritet të rikthehet për duelin me Manchester United në 18 mars. Lista e lojtarëve të grumbulluar do të shpallet në datën 18 dhe janë parashikuar të zhvillohen tre ndeshje. Ndeshja e parë do të jetë me Gjeorgjinë në 25 mars dhe tre ditë më pas kundërshtari i Ibrës do të jetë Kosova.