Celibashi i KQZ futet “në garë” me Vodafone se kush vjedh më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.03.2021, 19:01

Po rezultojnë gjithmonë e më të mëdha numrat e tenderave që po organizon KQZ drejtuar nga Ilirjan Celibashi. Të shumta kanë qenë rastet në të cilat ju kemi treguar tenderat e dyshimtë të organizuara nga ky institucion. Por me sa duket Celibashi ka vendosur të organizojë një tjetër tender ku fitues ka shpallur VODAFONE ALBANIA. Bëhet fjalë për një tender për internet. Për habi koha në të cilën nevojitet ky shërbim është 3 muaj, ndërkohë që siç dihet procesi i votimit dhe i numërimit nuk mundet të shkojë kaq gjatë. Të paktën bota, e bën këtë për vetëm 2-3 ditë.

Këtë tender Celibashi ia ka “dhuruar” kompanisë VODAFONE ALBANIA pa garë fare, pasi ky operator ka garuar vetëm ndaj një kompanie tjetër e cila nuk ka ofruar fare vlerë ekonomike. Kjo do të thotë që praktikisht VODAFONE ALBANIA nuk ka patur fare konkurrencë dhe ka marrë tenderin pa as më të voglin problem. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-87344-02-16-2021 dhe me objekt “Shërbim i telefonisë fikse dhe internet për KQZ-në dhe KZAZ-të për zgjedhjet për Kuvend të datës 25.04.2021”.

Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 1,754,000 lekë të reja pa TVSH ndërsa vlera fituese e VODAFONE ALBANIA është 1,705,500 lekë të reja pa TVSH, pra praktikisht thuajse e njëjta vlerë. Ky fakt së bashku me mungesën e konkurrencës ngrenë dyshime të forta se Celibashi dhe VODAFONE ALBANIA po “garojnë” me njëri-tjetrin se kush vjedh më shumë. Madje edhe vetë Lupeni do t’i kishte zili. Ju si mendoni?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit