Çfarë mund të presim tjetër?! Shqiptarit i gjejnë dy breshka të rralla brenda valixheve në portin e Barit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2021, 13:05

Policia italiane ka njoftuar ditën e sotme se në portin e Barit është arrestuar një shqiptar. Duke udhëtuar nga Shqipëria në portin e Barit, shqiptari u kap me dy ekzemplarë të gjallë të breshkave (që i përkasin një specie të rrezikuar) të mbyllura në një valixhe. Burri, një shtetas shqiptar, u zbulua gjatë një kontrolli të kryer nga ushtarët e Guardia di Finanza të Bari Group II së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopolit (ADM). Një kontroll i kujdesshëm i kryer nga zyrtarë të ADM-së, dyshues për sjelljen e pasagjerit, duke përdorur pajisje me rreze X gjetën në bagazhet personale të shtetasit shqiptar që banon në Itali, dy breshkat e gjalla të fshehura midis efektet personale.

Mostrat janë klasifikuar nga policia financiare kompetente se i përkasin specieve "Testudo Hermanni", të mbrojtura nga Konventa e Uashingtonit 1973 mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Faunës dhe Florës në Rrezik (C.I.T.E.S.). Breshkat e tokës nuk kishin çertifikimet e nevojshme dhe mikroçipin e kërkuar identifikues. Shkelësi u raportua tek Autoriteti Gjyqësor për përpjekjen e importimit të kafshëve të specieve të mbrojtura, ndërsa breshkat iu besuan kujdesit të një qendre për rimëkëmbjen e botës së egër.

Burimi:baritoday Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit