Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gazetarët dhe ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj. Ky takim kishte në fokus ekonominë dhe kur u pyet nga gazetarët në lidhje me bizneset e prekura nga ora policore dhe pandemia. Rama përjashtoi kategorikisht mundësinë e një pakete mbështetetëse financiare për bizneset që preken nga orari i ri policor që është vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Në lidhje me këtë pyetje Rama u përgjigj shkurt dhe prerë “jo”.