JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U rrah nga burri i saj, e mitura nën 16-vjeçare në gjendje të rëndë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23/02/2021 10:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç.

Një femër e mitur nga Vitia, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, e njëjta është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq lidhur me rastin është arrestuar bashkëshorti i saj.

“Viti 19.02.2021 – 21:20. Nga QKUK raportohet se një viktimë femër kosovare (e mitur), është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?