Arrestimi i Enkeleida Hoxhës/ Klodiana Lala: Kemi të bëjmë me grup kriminal, Prokuroria ka heshtur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.02.2021, 22:28

Arrestimi i gjyqtares Enkeleida Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, për vetë faktin se gjyqtarja kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, gazetarja e njohur Klodiana Lala deklaroi se nga hetimet rezulton se Hoxha nuk ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj, por ka dyshime se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal brenda sistemit të drejtësisë. Ndër të tjera, Lala tha se Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e lirimit të të dënuarve, ndërsa Shërbimi i Provës ka deklaruar se këta njerëz nuk kanë probleme.

Më konkretisht, Klodiana Lala është shprehur se:

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha nuk rezulton se ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj. Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e Hoxhës, kur të dënuarit janë liruar me kusht. Shërbimi i Provës deklaroi se këta njerëz nuk kanë probleme. Rezultojnë se ka kompani që thonë se këta persona do të merreshin në punë. Ka dyshime për një grup të organizuar që funksiononte si i tillë. Edhe me burgjet dyshohet se ka bashkëpunim. Shorti ka shkuar përherë tek e njëjta gjyqtare. Si ka mundësi që të shkojë çështja gjithmonë tek kjo gjyqtare? Janë pikëpyetje që po hetohen nga SPAK.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit