Lodhja, humbja e nuhatjes dhe dhimbjet e gjoksit janë efektet afatgjata më të njohura që vazhdojnë disa muaj pas infeksionit me koronavirus. Por, sipas një dokumenti të ri shkencor, pothuajse një e katërta e të mbijetuarve nga Covidi mund të duhet të përshtaten me humbjen e flokëve. Studimi, i botuar në “The Lancet”, zbulon se 359 nga 1655 pacientë të shtruar në Wuhan të Kinës, kishin përjetuar rënie të flokëve gjashtë muaj, pasi ishin shëruar nga Covid. Ndërkohë, dermatologët thonë se humbja e flokëve është një përgjigje normale fiziologjike ndaj një ngjarjeje stresuese si një sëmundje infektive. Sipas tyre, kjo gjendje është e përkohshme, por Covid mund të lidhet edhe me gjendje si alopecia, e cila mund të çojë në humbje të pakthyeshme të flokëve.
Burimi: www.dailymail.co.uk | Përkhteu dhe përshati: JOQ ALBANIA