JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Mijallkov”/ Të gjitha partitë politike reagojnë ashpër ndaj pushtetit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22/02/2021 18:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, u bëri thirrje institucioneve ta gjejnë të arratisurin Sasho Mijalkov. Ai gjithashtu pret përgjegjësi nëse konstatohen lëshime në arratisjen e ish-shefit të policisë sekrete.

“Zhvillime të tilla janë të papranueshme për një vend që pret të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe që po punon shumë për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të ndërtuar besimin në shtetin e së drejtës.” Kjo diskrediton përpjekjet dhe shpresat për të trajtuar krimin dhe korrupsionin e lartë”, tha Stevo Pendarovski, President.

Partitë politike kërkojnë llogari nga Qeveria. Sipas VMRO – DPMNE-së, arratisja e Sasho Mijalkovit e konfirmon koalicionin Zaev – Mijalkov. Por, nuk tregojnë nëse në atë koalicion është edhe i arratisuri Nikolla Gruevski. VMRO DPMNE, ku Mijalkov ishte anëtar dhe u përjashtua nga partia, kërkon që ai të nxirret para drejtësisë brenda 24 orëve.

“Kushdo që ikën nga drejtësia duhet të mbajë përgjegjësi dhe përgjegjësia e kësaj Qeverie është t’i sigurojë ata që ikin nga drejtësia, respektivisht kushdo që ka kryer vepër penale dhe për atë gjithsesi ka aktvendim, duhet të mbajë përgjegjësi”, pohoi Aleksandar Nikollovski, VMRO – DPMNE

“E majta” nuk habitet nga arratisja e Mijalkov. Ata përgjegjësinë ia adresuan Zaevit. Partia kërkon përgjegjësi penale nga zyrtarët.

“Është e qartë se në këtë rast, siç ishte rasti me arratisjet e mëparshme të kriminelëve të dënuar, strukturat menaxhuese të Ministrisë së Brendshme janë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë në përmbushjen e premtimeve që kryeministri Zaev u dha kriminelëve të regjimit të kaluar”.

Aleanca për Shqiptarët vendosi afishe të Sasho Mijallkovit para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme për t’i zgjuar zyrtarët që flenë.

Omer Ajdini, Aleanca për Shqiptarët Al

Gjykata penale të premten do ta shpallë vendimin në rastin e përgjimit masiv “Target- Fortesa” .

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?