JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rikthimi i Sindit në program, Elvisi hedh një hap tjetër: Në të mirë e në të keq
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/02/2021 17:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në emisionin e njohur të përputhjes së çifteve, ditën e djeshme disa mori ngjarjesh vodhën vëmendjen e publikut dhe një ndër to ishte edhe rikthimi i Sindit në program. Kujtojmë se kjo e fundit prej një jave nuk ndodhej në program, pasi ishte e pezulluar për shkak të debatit të ashpër që bëri me Julianin. Por, duket se rikthimi i saj ka bërë që Elvisi ose ndryshe i njohur si Loco të lumturohet për këtë fakt, duke publikuar madje dhe një fotografi me të në “Instastory”. “Në të mirë, e në të keq”, shkruan Loco, duke lënë të kuptohet se do të jetë gjithmonë aty për të, ndërsa Sindi e ka ripostuar në “Instastory” e saj. Kujtojmë se Loco ka deklaruar pak ditë më parë se është vetëm për Sindin në program.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?